Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot, në orën 13:00, do të mbahet një protestë para Kuvendit të Kosovës, si reagim ndaj ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, të cilën e konsideron të pasaktë dhe fyese.
Sipas veteranëve, përmbajtja e kësaj ekspozite paraqet një përpjekje për të zbehur krimet e kryera nga forcat serbe dhe për të deformuar të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Ata shprehen se materiali i prezantuar nuk pasqyron realitetin dhe cenon kujtimin e viktimave dhe dëshmorëve.
Gazmend Syla nga OVL-UÇK ka deklaruar se ekspozita përmban informacione të pavërteta dhe është financuar me mjete publike, duke e cilësuar atë si një fyerje ndaj sakrificës së popullit. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke e përshkruar atë si një reagim në mbrojtje të historisë dhe dinjitetit kombëtar.
Ndërkohë, mbështetje për këtë protestë kanë shprehur edhe Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /



Të tjera
Ja çfarë i ndodh organizmit nëse hani një banane në ditë
Nëse fitoni nesër ndaj Turqisë, edhe 1 milion euro të tjera për Kombëtaren
Qeveria ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës pas fitores me Sllovakinë