Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës – Ekonomia Online

Sot zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje të rëndësishme të xhiros së 16-të, të cilat do të luhen në të njëjtën orë, nga ora 13:00.

Gjilani – Llapi (13:00, “Stadiumi me bari artificial”, Gjilan)

Një duel i fortë pritet në Gjilan, ku skuadra vendase e pret Llapin në “stadiumin me bari artificial”. Të dy ekipet synojnë pikët maksimale në këtë fazë të kampionatit, ku çdo rezultat mund të ndikojë drejtpërdrejt në objektivat sezonalë.

Gjilani kërkon të vazhdojë paraqitjet pozitive në shtëpi, ndërsa Llapi udhëton me qëllimin për të marrë një rezultat që do ta mbante në garën e kreut.

Prishtina – Ferizaj (13:00, “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

Në kryeqytet, Prishtina synon të rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi, që kanë rritur presionin në skuadër. Bardhekaltërit kërkojnë të rikthejnë ritmin dhe besimin para tifozëve të tyre.

Nga ana tjetër, Ferizaj udhëton në Prishtinë nga pozita e para­fundit në tabelë, me vetëm 15 pikë, dhe çdo ndeshje për ta është luftë për mbijetesë.

Skuadra ferizajase pritet të luajë me motiv të lartë, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të marrë një rezultat pozitiv në një nga fushat më të vështira të kampionatit. /GazetaExpress