Gareth Southgate pritet që të bëjë një ndryshim të madh në formacionin startues të Anglisë në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve ndaj Sllovenisë.
Anglia ka katër pikë në Grupin C, pasi kanë mposhtur Serbinë dhe kanë barazuar ndaj Danimarkës në ndeshjen e tyre të fundit.
Pas duelit në Koln, Southgate pritet ta zëvendësojë Trent Alexander-Arnoldin me Conor Gallagher. Kjo sipas gazetarit David Ornstein, i cili pretendon se Gallagher do të bëhet pjesë e formacionit startues.
Mesfushori i Chelseat është paraqitur në të dyja ndeshjet deri më tani në Kampionatin Evropian, por duke u futur nga banka rezervë.
Ai pra pritet që për herë të parë ta nis nga fillimi një ndeshje, me Southgate që me gjasë do t’i jap fund “eksperimentit” me Alexander-Arnold në mesfushë.
Alexander-Arnold ishte kritikuar për paraqitjet e tij në mesfushë, ndërsa Declan Rice kishte dalur në mbështetje të tij.
24-vjeçari ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean sezonin e kaluar dhe numëron 15 paraqitje për Anglinë.
Të tjera
“Nga hajdut kasetofonash, në kriminel që terrorizonte veriun”, pamje të reja brenda vilës gjashtë milionëshe të Milan Radoiçiqit, nga
Kosova trondit Suedinë
Jam shumë krenar me ekipin