Gjykata Speciale njofton se në rastin `Thaçi dhe të tjerët`, për administrimin e drejtësisë. janë hedhur poshtë kundërshtimet e Mbrojtjes lidhur me aktakuzën.
“Më 24 qershor 2025, Gjykatësja e Procedurës Paraprake hodhi poshtë mocionet e Thaçit dhe Fazliut që pretendonin mangësi në aktakuzën e ndryshuar të konfirmuar në këtë çështje. Gjykatësja e Procedurës Paraprake Masëlo i rrëzoi ose i konstatoi të pathemelta të gjitha argumentet e Mbrojtjes lidhur me veçorinë, veçantinë dhe qartësinë në disa pjesë të aktakuzës”, njofton Specialja.
Hollësitë specifike janë të disponueshme në vendim.



Të tjera
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
BE-ja nuk ka gatishmëri për t’u përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme
BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën