KQZ-ja në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e UÇK-së të mund të votojnë

Specialja i vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit, Trupi Gjykues në Speciale në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”, njofton Specialja.

Vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Hashim Thaçit u lëshua në tetor, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në dhjetor.