Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar se kanë pranuar një korrespodencë nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë për rastin e moslejimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka konfirmuar, se Specialja ka pranuar letrën nga Haxhiu, por nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e letrës.
“Konfirmojmë se Dhomat e Specializuara kanë marrë korrespondencë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për këtë çështje. Ne nuk japim detaje mbi korrespondencën tonë nëse nuk bëhet pjesë e një dosjeje publike”, tha ai.
Ndryshe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës”, ka thënë Haxhiu.
Të tjera
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!
KFOR jep detaje për takimin lamtumirës mes Barduanit dhe Presidentes Osmani
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie, në Mitrovicë