Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila është bërë në ditën e fundit të dhënies së deklaratës së tij para prokurorisë në Hagë.
Këtë video e ka ndarë në ditën e Presidentit, ku në postimin e tij ai ka shkruar edhe se shumë shpejt Thaçi do të dalë për t’u rikthyer si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
‘‘Kurrë s’e kisha besuar që një proces gjyqësor, me kaq shumë ‘perëndimorë’, mund të prodhojë padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Kam dashur ta ruaj për ditën kur të shpallet i pafajshëm, por e kam publikuar para disa vjetëve.
Kurrë s’e kisha besuar që një proces gjyqësor, me kaq shumë ‘perëndimorë’, mund të prodhojë padrejtësinë më të madhe të këtij shekulli.
Gjykata Speciale duhet të shndërrohet në muze të përndjekjes politike – vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit dhe të shoqërisë tonë shqiptare!
Megjithëkëtë, dielli do të lindë përsëri!
Shumë shpejt do të dalim përsëri nga kjo derë për t’u rikthyer sërish si president i lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Gëzuar Dita e Presidentit!g.e
Të tjera
Kurti e liron nga detyra Emilija Rexhepin
Kosova ofron mundësi të mira për investime
Një Përgjegjësi Islame dhe Humanitare”