Kur Apeli i Dhomave të Specializuara rivendosi t’ia zbus Salih Mustafës dënimin për 11 vjet burgim, i bëri të qartë edhe kufijtë kohor të burgosjes, për të gjithë ata që i shpall fajtor.
Gjyqtarëve në Hagë iu është bërë e ditur se çdo krim lufte mund ta dënoj me së paku 5, e më së shumti 25 vjet, e jo 26 sa ishte dënimi fillestar për Calin.
Madje, Vidar Stensland, si kryetar i panelit kushtetues, konstatoi se kjo gjykatë nuk e merr fare parasysh Kodin Penal për ish Jugosllavinë me maksimum dënimi 15 vjet.
Kushtetuesja e Speciales, e zhvesh këtë institucion nga obligimi për t’ju bindur edhe çfarëdo ligji tjetër të Kosovës.
Ish komandanti i BIA-s në Zonën Operative të Llapit, nëse kërkon, mund të mos lëvizet nga burgu i Sheveningen, ku aktualisht janë edhe 10 shqiptarë tjerë.
Të tjera
7 gabimet fatale për tretjen
Po ndërtojmë ura për një Mitrovicë funksionale e të integruar
Çaj detox sa herë që keni ndjesinë e fryrjes së barkut