Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka dërguar urime të ngrohta për Kosovën pas përfundimit të seancave të sotme në Kuvend, ku u formua Qeveria e re “Kurti 3”.
Në një postim në Facebook, Spiropali shkroi për lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe përkushtimin e Tiranës për mbështetjen e vazhdueshme të vendit në rrugëtimin e tij drejt integrimit në strukturat euroatlantike, raporton Klankosova.tv.
“Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X dhe Qeverisë së re! Urimet më të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv.Kryeministrin e parë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të naltë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës”, shkroi ajo.
Ajo po ashtu uroi sukses në etapën e re të zhvillimit për qytetarët e Kosovës.
“Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët europian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike. Suksese në këtë kapitull të ri, në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës”, shkroi Spiropali.



Të tjera
Dieta që po shkakton diabet
Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?
Rozeta Hajdari: Nuk ishte patjetër të bëhesha ministre, rëndësi ka kombinimi i duhur