Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nisur ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë, investim prej 11 milionë euro, i cili do të ketë mbi 6,500 ulëse dhe do të përfundojë brenda 750 ditësh, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky stadium është i kategorisë 2 plus sipas UEFA-s, që i jep një rëndësi të veçantë futbollit kosovar.
“Është i kategorisë 2 plus sipas UEFA që do të thotë që do t’i ketë më shumë se 6500 ulëse, një lajm i kënaqshëm për Suharekë dhe futbollin në sportin e Kosovës. Për 750 ditë duhet të kryhen të gjitha punimet e nevojshme në mënyrë që ashtu siç duhej në projekt të duket edhe në realitet. Me këtë rast falënderoj në veçanti klubin futbollistik Ballkani i Suharekës i cili me sukseset e jashtëzakonshme në arenë ndërkombëtare e ka lartësuar imazhin e shtetit tonë të sportit e posaçërisht të futbollit kosovar dhe në këtë mënyrë ne me këtë stadium i cili e ka vlerën e investimit rreth 11 milionë euro lajmë një pjesë të borxhit shtetëror për këtë ekip të jashtëzakonshëm që pa dyshim po frymëzon”, tha ai.
Ministri në detyrë i Kulturës tha se ky projekt është pjesë e një programi më të gjerë të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e infrastrukturës sportive.
“Tradita sportive është e gjatë e Suharekës, e klubi futbollistik Ballkani e ka ngritur në një nivel tjetër sa i përket rezultatit ndërkombëtar. Ky investim është pjesë e një programi shumë më të madh i qeverisë së Kosovës. Jo vetëm i ministrisë, buxheti për infrastrukturën e futbollit ka kërkuar zotim të veçantë të qeverisë dhe kryeministrit”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e cilësoi këtë ditë si një nga më të rëndësishmet për komunën.
“Për neve Suharekën është një ditë shumë me rëndësi sidomos për gjeneratat e reja dhe klubin Ballkani. Është investimi më i madh që mbahet mend në infrastrukturë”, tha ai.
Të tjera
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit
Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake
Bislimi shpreh mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë që po i bën Kosovës