Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i pyetur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen pjesërisht të masave të sigurisë për produktet serbe në vendkalimin Merdare, ka thënë se BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s.
Stano tha se tregtia e lirë në përputhje me rregullat e CEFTA-s është thelbësore për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal.
“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe është një pjesë integrale e Planit të Rritjes për rajonin dhe të dyja përfaqësojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha Stano.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar dje heqjen e ndalesës për importin e mallrave serbe, por vetëm kur bëhet fjalë për vendkalimin në Merdare.



Të tjera
Pas 36 viteve nuk kam votë për LDK-në
Lista Serbe gjobitet me 22 mijë euro nga PZAP-ja
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026