Kryeministri britanik, Keir Starmer është kthyet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, duke informuar deputetët mbi situatën në Lindjen e Mesme.
Ai është shprehur se marrëveshja e armëpushimit ShBA-Iran ishte “padyshim e mirëpritur”, por tha se Libani duhet të përfshihet sipas kushteve.
Starmer shpresonte që negociatat të vazhdonin pa përshkallëzime të mëtejshme, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, të cilën e quajti një “plagë e vazhdueshme”, raporton BBC.
“Bizneset në sektorët e energjisë, transportit detar, sigurimeve dhe financave nuk do të udhëtonin nëpër ngushticë derisa të jetë e sigurt për ta bërë këtë”, ka thënë ai.
Starmer gjithashtu është shprehur se dhjetëra vende do të mbledhin një samit këtë javë mbi situatën e Ngushticës së Hormuzit
“Do të përqendrojë përpjekjet diplomatike drejt një përfundimi të negociuar të konfliktit dhe rihapjes së ngushticës, si dhe planifikimit ushtarak për të ofruar siguri për transportin detar në atë pikë”, ka thënë ai.



Të tjera
Arsyeja pse zbutësit ju thajnë e ju çajnë më tej buzët
Skandal në Torino: Juventus paguan 40 milionë euro për një lojtar që s’është në planet e Luciano Spallettit
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT