Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar se Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit të ShBA-së për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein, shkruan BBC.
Duke folur me gazetarët gjatë kthimit të tij nga një udhëtim i shkurtër në Japoni, pas vizitës së tij në Kinë, kryeministri thotë: “Sa i përket dëshmisë, unë gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i gatshëm ta ndajë atë informacion, në çfarëdo forme që t’i kërkohet ta bëjë këtë.”
“Nuk mund të jesh i përqendruar te viktimat nëse nuk je i gatshëm ta bësh këtë,” shtoi ai. “Viktimat e Epstein-it duhet të jenë prioriteti i parë.”
Në nëntor, ish-princit iu kërkua nga demokratët në Kongres t’u përgjigjej pyetjeve si pjesë e hetimit të tyre për Epstein-in. Në atë kohë, Starmer tha se ftesa ishte një çështje që Andrew duhej ta shqyrtonte “personalisht”.



Të tjera
Vetitë shëndetësore të rrepave
Si ta shmangni djersitjen
Pse burrat martohen menjëherë pas ndarjes nga një lidhje e gjatë?