Jetëgjatësia në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është rritur në 81,4 vjet.
Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna për jetëgjatësinë në vendet e BE-së.
Sipas të dhënave, në vendet e BE-së jetëgjatësia është rritur me 0,8 vjet krahasuar me një vit më parë duke arritur në 81,4 vjet në vitin 2023.
Kështu, jetëgjatësia duke i shpëtuar efekteve të pandemisë së COVID-19, ka tejkaluar vlerat e vitit 2019.
Ndërkaq në krahasim me vitin 2002 jetëgjatësia mesatare është rritur për 3,8 vjet. Jetëgjatësia mesatare e grave tejkaloi atë të burrave me 5,3 vjet.
Jetëgjatësia në vendet e BE-së ishte 84 vjet për femrat dhe 78,7 vjet për meshkujt.
Në vendet e BE-së, jetëgjatësia më e gjatë ishte në Spanjë me 84 vjet, në Itali me 83,5 vjet, në Luksemburg, Maltë dhe Suedi me 83,4 vjet dhe në Francë me 83 vjet.
Jetëgjatësia në Gjermani u llogarit të jetë 81,1 vjet, ndërsa më e ulëta ishte në Letoni me 75,6 vjet, Bullgari me 75,8 vjet dhe Rumani me 76,4 vjet.



Të tjera
Ku t’i fshihni gjërat tuaja me vlerë?
Statistikat, evropianët jetojnë mesatarisht 81,4 vjet
Femrat e arrijnë kulmin e bukurisë 23 vjeçe, meshkujt 48 vjeç fitojnë më së shumti