Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci ka reaguar ndaj kërcënimeve me jetë që i janë bërë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell KosovaPost.
Sipas saj, kërcënimet e tilla nuk duhet të trajtohen si diçka e zakonshme apo e parëndësishme.
“Republika e Kosovës është një shtet demokratik dhe serioz, ku Presidentja Osmani ka dhënë një kontribut të madh, andaj këto kërcënime duhet të adresohen menjëherë nga organet e sigurisë dhe të drejtësisë, pa asnjë hezitim,” ka shkruar Statovci në një postim në facebook.
Ndërsa shtoi se të gjitha organet e sigurisë dhe të drejtësisë, duhet sa më parë të na japin një përgjigjie rreth këtyre kërcënimeve.



Të tjera
Zgjodhëm dialogun, përçarja pa debat dhe demokraci është dëm
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm
Një grua e zgjuar ndikon pozitivisht në shëndetin e mashkullit