Sulmuesi i krahut i Chelseat, Raheem Sterling, raportohet se po parapëlqehet nga ish-menaxheri i Manchester Unitedit.
Sipas raportimeve, ish-reprezentuesi anglez nuk do të jetë pjesë e planeve të Enzo Marescas pas paraqitjeve dëshpëruese të tij si i huazuar në Arsenal më 2024-25.
Në 23 paraqitjet e tij, 30-vjeçari pati vetëm katër asiste.
Sipas BBC Sport, Sterling ka gjetur një admirues jashtë Premier Ligës, dhe ai është Eric Ten Hag, ish-menaxheri i Unitedit, i cili ka marrë drejtimin e Bayer Leverkusenit.
Leverkusen thuhet se po e monitorojnë situatën me ish-lojtarin e Liverpoolit e të Cityt, i cili ka vlerë në treg rreth 20 milionë euro.
Sterlingu mund të vlerësojë këtë mundësi për të tentuar të ringjall karrierën e tij jashtë vëmendjes së Premier Ligës.



Të tjera
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës