Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Ai ka nënvizuar se roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të nxitur dialog konstruktiv, transparencë dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese.

Më tutje, Kamberi ka theksuar rëndësinë e respektimit të normave ndërkombëtare dhe forcimit të mekanizmave për parandalimin e krizave, duke shtuar se rritja e pranisë së KFOR është thelbësore.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që NATO të shqyrtojë rishikimin e vendimit për Zonën Tokësore të Sigurisë, duke përmendur si arsye provokimet e vazhdueshme të udhëheqjes serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar këto stërvitje si tepër shqetësuese.

Kurti ka deklaruar se Serbia po përdor ushtrinë si mjet presioni për të mbajtur rajonin në tension të vazhdueshëm, duke i bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë ndaj, siç e ka quajtur ai, një qasje destabilizuese.

Sipas tij, prezenca e shtuar e ushtrisë serbe pranë kufirit nuk është vetëm një demonstrim force, por edhe një përpjekje për të frikësuar popullsinë shqiptare në Luginën e Preshevës, e cila, sipas tij, përballet prej vitesh me diskriminim dhe presione të vazhdueshme.