Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkoi mbështetjen e qeverisë dhe parlamentit për të dalë nga ngërçi i stokut të madh të dosjeve që presin radhën për t’u gjykuar.
“Backlog-u është çështje kombëtare”, tha Llagami teksa raportonte para Komisionit të Ligjeve.
Sipas saj, sistemi gjyqësor ka nevojë për burime njerëzore dhe para. “Nëse nuk i kemi këto mos pretendoni se gjykatat do të shkojë në uljen e backlog-ut. Nëse ju nuk na mbështesni, nëse ne nuk do të jemi bashkë në këtë sfidë të re… Duhet të jemi të gjithë bashkë për ta luftuar. Nëse nuk kemi mbështetjen e ekzekutivit dhe kuvendit nuk mund të kalojë”.
Llagami tha gjithashtu se gjykata e Apelit të Përgjithshëm sot nuk ka salla gjyqi. “Kemi dy vjet që kërkojmë. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat e tjera në nevojë”, shtoi ajo.



Të tjera
Dikush pagoi 247 euro, aeroporti i Parisit sjell rregulla të reja për taksistët
10 gjëra që meshkujt pëlqejnë te femrat, por nuk ua thonë
Zakonet e këqija mund t’ju çojnë në depresion