Thomas Strakosha do të largohet nga skuadra angleze Brentford gjatë afatit kalimtar veror.
Portieri shqiptar ka dy vite pjesë e Brentfordit, por pa arritur të jetë titullar dhe për këtë ka vendosur të largohet.

Sipas Kicker, Strakosha ka rënë dakord për gjithçka me nënkampionin grek AEK dhe është vetëm në pritje të konfirmimit se do të transferohet në klub që është edhe në qytetin e lindjes së Strakoshës.
Strakosha ka lindur në Athinë në vitin 1995 dhe ai ka edhe pasaportë greke përveç asaj shqiptare.

Në dy vitet e lojës për Brentford, ai arriti vetëm gjashtë ndeshje, nga të cilat vetëm dy ishin në Ligën Premier. Për Lazion nga viti 2015 deri në vitin 2022, ai luajti 208 ndeshje, shënoi 247 gola dhe përfundoi 62 ndeshje pa top në rrjetë.
Megjithatë përveç gjigantit grek AEK Athens, në garë për portierin shqiptar janë edhe dy klubet e mëdha italiane Lazio dhe Fiorentina, megjithatë grekët janë në përparësi për t’i siguruar shërbimet e portierit shqiptar.



Të tjera
Këshillat që duhet të dini para se të nisni pushimet
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK, shumica e veteranëve e mbështesin
Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati