Reperi i njohur Stresi ka reaguar sërish ndaj influencuesit të rrjeteve sociale, Medi Iseni, pasi ky i fundit u prononcua për Top Channel mbi konfliktin e tij me Noizyn dhe Stresin.
Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, i cili aktualisht është i kërkuar nga Policia e Kosovës dhe ndaj të cilit Ministrja e Drejtësisë ka nënshkruar kërkesën për ekstradim, ka publikuar në InstaStory një pamje të intervistës së Medit, duke reaguar me një shkrim të ashpër.
“Ore nuk zbatohet ligji me fjalë, jo po kisha kallash edhe dy bomba. Kisha pancir dhe Audi-në blind hahahaha. Mund të them unë gjithçka? Që Kunati yt dhe ai tjetri kishit dy armë glock por i hoqët para se të iknit nga klubi? A me fjalë je i mirë ti, por duhet me të akuzu për shpifje ty një herë se veç po shpif edhe nuk e din çfarë po të flet goja, le t’ia lejmë organeve të drejtësisë”, ka shkruar reperi në InstaStory.
Kjo nuk është hera e parë që Stresi reagon publikisht ndaj deklaratave të Medi Isenit. Konflikti mes tyre ka marrë vëmendje të madhe në mediat dhe rrjetet sociale, me të dy palët që vazhdojnë të shkëmbejnë akuza dhe kundërakuza.
Ndjekësit dhe fansat e tij kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj këtij postimi, duke e ndarë dhe komentuar gjerësisht në rrjete sociale.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin