Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi Statistikat e Arsimit të Lartë sipas fushave të studimit për vitin akademik 2024/2025. Fusha e studimit “Biznes, Administratë dhe Ligj” vazhdon të mbetet si fushë më e preferuar e studentëve në nivelin Bachelor me gjithsej 4 909, ose 29,7% e numrit të përgjithshëm të studentëve të regjistruar, ndërsa numër më i vogël i studentëve kanë zgjedhur të studiojnë në fushën “Bujqësi, pylltari, peshkim dhe veterinari” me gjithsej 378 të regjistruar ose 2,3%.
Numër më i madh i femrave në fushën “Teknologjia Informative dhe Komunikimi (TIK)”, krahasuar me vitin 2023/2024.
“Në fushën “Teknologjia Informative dhe Komunikimi (TIK)” për vitin akademik 2024/2025 në nivelin Bachelor, meshkujt përbëjnë 62,5% të numrit total të studentëve të kësaj fushe, ndërsa femrat janë me 37,5%. Nëse shohim numrin e femrave nga viti paraprak 2023/2024, ka një rritje të numrit të tyre të regjistruara në këtë fushë”,. njofton ASK.
“Ndërsa numër më i vogël i studentëve të regjistruar ka zgjedhur të studiojnë në fushat: “Shkenca Natyrore, Matematikë dhe Statistikë”, me gjithsej 76 studentë ose 1,8% e numrit të përgjithshëm”, njofton ASK.
Diferencë më e madhe ndërmjet femrave dhe meshkujve te fusha e Arsimit
“Në numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Master, dominon numri i atyre të cilët ndjekin studimet në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj me gjithsej 3 490 studentë ose 35,4% nga numri i përgjithshëm. Diferencë më e madhe gjinore vërehet në fushën e Arsimit, ku nga 1 061 studentë, 85,8% janë femra. Meshkujt përbëjnë përqindjen më të madhe të numrit të studentëve te fusha Teknologjia Informative dhe Komunikimi (TIK), ku nga 585 studentë, 55,4% janë meshkuj”, njofton ASK.



Të tjera
Me numrin 116, drejt një fitoreje të madhe
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Shkencëtarët thonë se anoreksia nuk është vetëm problem psikik