Një ditë pas protestës së studentëve, në Novi Sad situata përshkruhet e qetë. Policia vazhdon të jetë e pranishme në Kampusin Universitar, ku para Rektoratit dhe Fakultetit të Filozofisë janë vendosur shumë policë. Ministri i Punëve të Bdshme, Ivica Daçiç, tha se 13 policë u lënduan dje, ndërsa gjithsej u ndaluan 42 persona.
Studentët që janë në bllokadë thonë se incidentet ishin të inskenuara dhe se veprimi i policisë ishte i planifikuar paraprakisht dhe jo një reagim ndaj ngjarjeve. Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë, dje në mbrëmje kërkoi veprim të policisë kundër medies N1, ndërsa sot është arrestuar themeluesi i ‘United Group’, Dragan Sholak. Në kampusin e Universitetit të Novit Sad, të shtunën në mëngjes janë të dukshme shenjat e ngjarjeve të mbrëmshme. Dritaret e hyrjes së Fakultetit të Filozofisë janë thyer, dhe para tyre janë vendosur dy policë, transmeton N1. Në shkallët e fakultetit duken edhe shenjat e ngjyrës, ku mbrëmë nisi përleshja me policinë, kur ndaj policisë u hodhën fishekzjarrë. Uglješa Bokiç, gazetar i Danas dhe ish-polic, tha për N1 se mbrëmë në Novi Sad ishte numri më i madh i policëve deri më tani, të cilët u dërguan nga e gjithë Serbia. Siç shpjegoi ai, kjo u bë pasi në qytete të tjera nuk kishte tubime me intensitet më të madh. “Shihemi përsëri. Duket se jemi shumë. Do të përgjigjeni. Do të përgjigjeni. Do të përgjigjeni”, thonë studentët protestues. Ata deklaruan se, pas ndërhyrjes së policisë në Novi Sad gjatë protestës të premten në mbrëmje, policia kishte kryer “sulmet më brutale ndaj qytetarëve të vet” dhe shtuan se skenat e rrahjes së burrave dhe grave, depërtimet në institucionet e arsimit të lartë dhe dhuna e ushtruar nga policia janë prova se bëhej fjalë për një veprim të planifikuar paraprakisht dhe jo për një reagim ndaj ngjarjeve.
Të tjera
Mund të vijë në Kiev
Shpresojmë për fitore ndaj Letonisë, kemi mësuar nga gabimet
910 qendra votimi për zgjedhjet lokale të 12 tetorit