Një studim i fundit i kryer nga Kolegji i Mjekësisë në Pennsylvania, SHBA, (via Science Daily) thekson se produktet e zakonshme të kujdesit dentar mund të inaktivizojnë coronavirusët te njeriu
Në realizimin e studimit të tyre, të botuar në Journal of Medical Virology, studiuesit testuan produkte të ndryshme të kujdesit oral, si pastat e dhëmbëve dhe lëngjet që përdoren për shpëlarjet orale, dhe vunë re se shumica prej tyre inaktivizojnë 99.9% të virusit pas vetëm 30 sekondash.
Ndonëse studiuesit nuk testuan specifikisht SARS-CoV-2, virusin që shkakton COVID-19, ky i fundit është gjenetikisht i ngjashëm me coronavirusët e tjerë njerëzorë të testuar dhe e bën ekipin e studimit të besojë se rezultatet do të jenë të ngjashme edhe për coronavirusin e ri.
Autori kryesor i studimit, Craig Meyers, një profesor i shquar i mikrobiologjisë dhe imunologjisë, tha se rezultatet tregojnë se ngarkesa virale (sasia e virusit) në gojën e një personi të infektuar mund të zvogëlohet përmes produkteve të zakonshme të kujdesit oral, të cilat merren pa recetë dhe një gjë e tillë redukton fuqinë e transmetimit të sëmundjes.
Një tjetër studim i botuar në Journal of Infectious Diseases doli në përfundime të ngjashme.



Të tjera
Si të minimizohen pasojat negative të divorcit te fëmijët
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)