Stuhi e fuqishme kërcënon gjysmën e SHBA-së, 16 shtete shpallin gjendje emergjente, Trump reagon me ironi

Stuhi e fuqishme kërcënon gjysmën e SHBA-së, 16 shtete shpallin gjendje emergjente, Trump reagon me ironi

Stuhia e rrezikshme dhe e fuqishme që po kërcënon gjysmën e SHBA-së ishte të premten në përparim të shpejtë, me 16 shtete dhe Uashingtonin DC që tashmë kanë shpallw gjendje emergjente, ndërsa zona që zakonisht nuk përballen me temperatura të zgjatura arktike po përgatiten për ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesa furnizimesh.

Të paktën 230 milionë njerëz mund të preken nga sistemi i madh i motit dimëror, ndërsa ai formohet në pjesë të Maleve Shkëmbore dhe Rrafshnaltave të Mëdha dhe përhapet në zonat jugore dhe të mesme perëndimore nga e premtja, duke përshkuar bregdetin lindor të shtunën dhe deri në veri të Maine deri të dielën.

Guvernatorët e shteteve kanë shpallur gjendje emergjence paraprakisht që paralajmërojnë për rrezik vdekjeprurës, por gjithashtu lirojnë rezerva financiare për t’u përballur me kushtet. Deri të premten në mëngjes, gjendjet e emergjencës ishin shpallur në Teksas, Luiziana, Misisipi, Alabama dhe Georgia, Karolinën e Jugut dhe Karolinën e Veriut në jug të SHBA-së.

Deklaratat e emergjencës u lwshuan gjithashtu në Missouri, Tennessee, Virginia, Maryland and Pennsylvania. New York u shtua në listë më vonë, ashtu si edhe Arkansas, Kansas dhe Kentucky. Dhe Muriel Bowser, kryebashkiaku i Uashington DC, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në distrikt.

Ndërkohë, Donald Trump të premten në mëngjes postoi në platformën e tij të mediave sociale: “Vala rekord e të ftohtit pritet të godasë 40 shtete. Rrallë është parë diçka e tillë më parë. A mund të shpjegojnë Kryengritësit Mjedisorë – ÇFARË KA NDODHUR ME NGROHJEN GLOBALE???”

Në fakt, kriza klimatike po shkakton më shumë paqëndrueshmëri në sistemet dhe modelet e motit, duke prishur vorbullën polare dhe duke sjellë më shumë ekstreme mes temperaturave globale në rritje të shpejtë. Temperaturat arktike po përhapen më shpesh dhe vazhdimisht në pjesë të SHBA-së që nuk janë mësuar me të ftohtw të tillw të zgjatur. Trump ka qenë prej kohësh një skeptik ndaj krizës klimatike dhe po tërheq me vendosmëri SHBA-në nga veprimet e brendshme klimatike dhe traktatet ndërkombëtare për të frenuar ngrohjen globale të shkaktuar nga emetimet e shkaktuara nga njeriu, ndërsa përhap informacione të pasakta, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Kryqi i Kuq Amerikan tha në faqen e tij të internetit: “Dimrat po bëhen më të ngrohtë dhe më të shkurtër për shkak të krizës klimatike. Por, për shkak se një atmosferë më e ngrohtë mban më shumë lagështi, reshjet më të dendura të dëborës kanë më shumë gjasa të ndodhin”.