Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë të shtatë të vdekur, derisa energjia elektrike është ndërprerë për qindra mijëra shtëpi.
Shkollat dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar, ndërsa kushtet “kërcënuese për jetën” shtrihen nga Teksasi në Anglinë e Re, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS), raporton BBC.
Të paktën dy persona vdiqën nga hipotermia në Luiziana, dhe vdekje të tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas.
Deri të dielën pasdite, më shumë se 800 mijë familje kishin mbetur pa energji elektrike, sipas poweroutage.us. Ndërkohë, më shumë se 11 mijë fluturime u anuluan, raportoi FlightAware.



Të tjera
Qytetarët e Kosovës shpenzuan 650 milionë euro për vetura të reja në vitin 2025
Aksioni në ndërmarrjen “Eko regjioni”, arrestohen dy persona për keqpërdorim në prokurim publik
Prokuroria Speciale me aksion në ndërmarrjen “Ekoregjioni” në Prizren