Kombëtarja shqiptare e futbollit ka regjistruar dy fitore radhazi në javën e fundit, duke mundur fillimisht Serbinë në transfertë e më pas duke mundur në miqësore Jordaninë në shtëpi.
Dy fitore me rëndësi për klasifikimin e FIFA-s, i cili do të përcaktojë edhe ndarjen e vazove në shortin e play-off të Botërorit 2026.
Falë këtyre fitoreve, Shqipëria përllogaritet të ngjitet në vendin e 62-të në renditje, duke bërë 4 hapa më lart në klasifikimin ndërkombëtar.
Kësisoj, kuqezinjtë konsolidojnë vendin e parë në vazon e tretë të shortit për momentin, duke u vënë në ndjekje të skuadrave që gjenden aktualisht në vazon e dytë, një objektiv i arritshëm në varësi të rezultateve në ndeshjet e muajit nëntor.
Falë këtyre rezultateve, Kosova përllogaritet të përmirësojë me 7 shkallë renditjen e saj, duke u pozicionuar në vendin e 84-t, që shënon një tjetër rekord të ri për “Dardanët”.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit