Suksesi historik i FC Prishtina 01 në futsall- Kurti mirëpret në takim lojtarët, i përgëzon për arritjet

Suksesi historik i FC Prishtina 01 në futsall- Kurti mirëpret në takim lojtarët, i përgëzon për arritjet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim lojtarët e FC Prishtina 01, përcjell KossovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përgëzuar lojtarët e futsallit të cilët ka arritur një sukses historik, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës.

“Kampion i trefishtë në futsall, katër herë fitues i Kupës së Kosovës, FC Prishtina 01 tani është në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës, një sukses historik për klubin dhe vendin. I përgëzova për arritjet dhe për përfaqësimin e Republikës sonë në gara ndërkombëtare dhe u urova shumë suksese në ndeshjen e radhës kundër ekipit letonez Riga, në Ligën e Kampionëve. Përpara drejt finales”, ka shkruar Kurti.