“Sulm i ulët ndaj presidentes: Krasniqi demaskon autorin e fotomontazhit skandaloz”

Ish-deputetja, Vasfije Krasniqi ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie të manipuluar, e cila u përdor për të sulmuar Presidenten Vjosa Osmani, kinse kjo e fundit shihej në krah me Brnabiqin dhe Gjuriqin.

Në një deklaratë të publikuar sot, Krasniqi kritikoi ashpër autorin e montazhit, duke e akuzuar për shpifje, manipulim dhe propagandë të qëllimshme kundër figurave udhëheqëse të shtetit.

Ajo theksoi se përhapja e materialeve të tilla nuk ka të bëjë me lirinë e shprehjes, por paraqet një akt keqdashjeje që cenon institucionet dhe opinionin publik, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

E njëjta dorë që dikur kërcënonte Albin Kurtin, sot prodhon montazhe të ulëta për të sulmuar figurën më të lartë shtetërore.

Dhe e din çka është më keq? 

E din që fotoja është montazh. E din që është manipulim. Por e ndotë publikun me të, vetëm që ta ushqejë urrejtjen e vet të vjetër. 

Kjo nuk është liri e shprehjes. Kjo është ligësi. Sojit të Nuredinëve.

Janë ata që s’i duan as shtetin, as institucionet, as kombin. 

Ata që për një klikim janë gati me shkel mbi dinjitetin e vet dhe të tjerëve.

Shteti dhe e vërteta s’duhet me hesht para këtyre manipulimeve. 

Ky është thjesht një shembull se ku mund të përfundojë një shpirt i mjerë kur ia shet moralin urrejtjes.

17 komente