Sulmet me dronë ukrainas shkaktuan zjarre masive në pyje që u afruan vetëm pak kilometra larg rezidencës luksoze të udhëheqësit rus Vladimir Putin përgjatë Detit të Zi, e njohur si “Pallati i Putinit”.
Autoritetet lokale ruse thanë se rreth 100 ekipe emergjence luftuan me zjarrin, i cili u shkaktua nga rënia e mbeturinave nga një dron ukrainas.
Nuk dihet nëse pallati ishte objektivi i synuar i sulmeve të Kievit, shkruajnë mediat e huaja.
Ndryshe, Putini është bërë gjithnjë e më paranojak në lidhje me përpjekjet për ta eliminuar atë – vitin e kaluar shembi vilën e tij të pushimeve në Soçi në mes të luftës së tij kundër Ukrainës, nga frika se ajo mund të ishte e ndjeshme ndaj sulmeve ajrore.
Ekzistenca e pallatit të Putinit në Detin e Zi, afërsisht 1.600 kilometra larg Moskës, doli për herë të parë në dritë në një video dokumentar të vitit 2021 nga disidenti rus Alexei Navalny – i cili vdiq vitin e kaluar ndërsa vuante dënimin në një koloni penale siberiane.
Navalny kishte pretenduar se udhëheqësi rus kishte ndërtuar strehën prej 1.5 miliardë dollarësh me fonde të fituara në mënyrë mashtruese nga oligarkët e naftës dhe aleatë të tjerë miliarderë.
Të tjera
Rusia dyshohet se ka penguar navigimin në aeroplanin e Von der Leyen mbi Bullgari
Presidenca deklarohet për takimin Osmani-Basha
Komunikata rreth takimit me Osmanin u lëshua pa miratim, thotë Basha