Sulm me dronë rus mbi autobus civil në Ukrainë, 9 të vdekur

Sulm me dronë rus mbi autobus civil në Ukrainë, 9 të vdekur

Në një sulm me dronë rus mbi një autobus civil në Ukrainë, janë raportuar të vrarë 9 persona, sipas autoriteteve lokale.

Administrata ushtarake rajonale e Sumit njoftoi se katër persona të tjerë janë plagosur në qytetin Bilopillia të shtunën në mëngjes, ndërkohë që autobusi po udhëtonte drejt kryeqytetit rajonal Sumy, afër kufirit me Rusinë, raporton BBC.

Ky sulm ndodhi vetëm disa orë pas zhvillimit të bisedimeve të para direkte për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës që nga viti 2022. Nuk u arrit asnjë marrëveshje, megjithatë u ra dakord për një shkëmbim të të burgosurve të luftës.

Policia kombëtare e Ukrainës e quajti këtë sulm mbi autobus një “krim lufte cinik”. Rusia nuk dha një koment të drejtpërdrejtë, por tha se kishte goditur një “zonë stërvitore ushtarake” në Sumy.

Në një deklaratë, shërbimi i policisë tha: “Ushtarët rusë goditën sërish një objekt civil, duke injoruar të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar dhe humanitetit.”

Duke iu referuar informacionit paraprak, kreu i rajonit të Sumit, Oleh Hryhorov, tha se autobusi u godit nga një dron Lancet rus në orën 06:17 të mëngjesit të shtunën (03:17 GMT).

Ai e përshkroi sulmin si “të pamëshirshëm”.

Bisedimet e së premtes në Stamboll, Turqi, nuk çuan në asnjë marrëveshje pasi Ukraina dhe Rusia mbetën larg një marrëveshje për mënyrën e mbylljes së luftës.

Megjithatë, u ra dakord që secila palë të kthejë 1,000 të burgosur të luftës te tjetra në ditët në vijimrtk.