Në qytetin e Pejës dhe në Zubin Potok janë regjistruar raste të dhunës ndaj personave zyrtarë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këto incidente janë përfshirë disa të dyshuar që kanë sulmuar, ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare.
Në dy raste të ndara të raportuara në qytetin e Pejës, si dhe një rast tjetër në Zubin Potok, janë regjistruar sulme ndaj personave zyrtarë.
Rasti i parë në Pejë është shënuar në rrugën “Iljaz Pashë Dibra”, ku është arrestuar një i dyshuar pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë.
Gjatë arrestimit, i dyshuari kishte rezistuar, ndërsa njëri nga zyrtarët policorë ka qenë i detyruar të përdorë sprejin për ta neutralizuar. Si i dyshuari ashtu edhe një zyrtar policor kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë, ku tre persona të dyshuar janë arrestuar pasi kishin ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Një tjetër rast është raportuar në Zubin Potok më 21 tetor 2025, rreth orës 16:25, ku gjatë një pike kontrolli, drejtuesi i një veture, duke tentuar t’i shmanget ndalimit, ka goditur një zyrtar policor dhe më pas është larguar nga vendi me shpejtësi. Vetura e dyshuar ende nuk është arritur të ndalohet.
Të tjera
Hani spinaq për jetë pa stres
Pacolli kërkon “njohje” nga Barzani – por Kurdistani s’mund të njohë shtete
Igor Tudor sqaron mungesën e Edon Zhegrovës: Ja arsyeja pse nuk po luan