Është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24-orësh njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Ndryshe, gjinekologu Afrim Veliu para disa ditësh ishte sulmuar me një mjet metalik nga një person i panjohur. Po ashtu, në ordinancën e tij ishte hedhur një granatë dore.



Të tjera
10 kuriozitete rreth bebeve!
Dhuratat që s’duhet t’ia bëni partnerit për Shën Valentin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën