Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit Bashkimi – Vëllaznimi në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Një tifoz i Vëllaznimit ka goditur asistentin e Bashkimit, Bledar Gjeçaj, duke i hedhur shishe me ujë direkt në fytyrë.
Goditja është kapur qartë nga transmetimi televiziv, duke shkaktuar tension të madh dhe ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes. Incidenti ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë, kur Bashkimi kishte fituar 43:39.
Organizatorët dhe autoritetet e sigurisë po shqyrtojnë masat që duhet ndërmarrë për rifillimin e takimit dhe për të garantuar rendin në palestër.



Të tjera
Gërvalla pret ambasadoren e Estonisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit
Izr@eli synon ta përfshijë SHBA-në “në lu*ftëra në emër të tij”
Xhenxhefili ndihmon në tretjen e ushqimit