Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në emergjencën e qytetit të Mitrovicës së Jugut.
Sipas raportit të policisë, rreth orës 19:30, një person i dyshuar ka sulmuar fizikisht një punonjës të emergjencës, pas një fjalosjeje lidhur me një tretman mjekësor.
Bëhet e ditur se viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit kompetent.
Ngjarja po hetohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.



Të tjera
Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë
Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë
500 mijë euro, Murati tregon se kur shpërblehet fitorja historike e Dardanëve