Sunny Hill Festival ka thënë se edicioni i këtij viti do të shënojë edicionin më të madh në historinë e festivalit. Me një listë super unike të artistëve ndërkombëtarë dhe vendorë, festivali ka tërheqë një audiencë masive nga mbarë bota.
Këtë vit, skenat e festivalit do të jenë dukshëm më të mëdha se kurrë më parë. Me Main Stage masive dhe Sunny Hill Dance Stage e cila tanimë njihet si C4 Stage, skenë e cila do të jetë disa herë më e madhe dhe me program tejet të veçantë, duke ofruar një hapësirë të re dhe kushtuar një feste me dhjetëra mijëra të pranishëm çdo natë.
Line-upi i jashtëzakonshëm i këtij viti përfshin emra të njohur botëror si Dua Lipa, Shaën Mendes, Anyma, Peggy Gou, Mochakk, Fatboy Slim, Headie One, Sienna Spiro, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Edis dhe Cil si dhe artistët më të dashur vendorë.
Aktualisht, bileta për edicionin e ri të Sunny Hill Festival janë shitur në më shumë se 60 vende të ndryshme të botës, ndërsa hotelet në Prishtinë dhe qytetet përreth tashmë janë plotësisht të mbushura me mysafirë të huaj të cilët i kanë bërë rezervimet e tyre për festivalin më të madh në Evropën Juglindore.
Sunny Hill Festival për të dytën herë radhazi është nominuar si një ndër Top 10 festivalet më të mira të muzikës në Evropë (ESNS, shoqata evropiane e festivaleve të muzikës) si dhe një ndër Top 25 festivalet më të mira që nuk duhet humbur gjatë vitit.
Të tjera
Djali i Rexhep Selimit pranon uniformën e veteranit të UÇK-së
IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA
Shumë në rregull janë, takohemi vazhdimisht