Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë gjatë kësaj fundjave me xhiron e 22-të.
Pa dyshim, dueli më interesant do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina e pret Dritën të dielën me fillim nga ora 20:00.
Kryeqytetasit po kalojnë nëpër një krizë të rezultateve dhe do të përballen me kampionen në fuqi dhe lideren e re në tabelë, Dritën.
Gjilani – Malisheva, Prishtina e Re – Llapi dhe Dukagjini – Ferizaj janë tri ndeshjet që luhen të shtunën me fillim nga ora 13:00.
Kurse, të dielën në orarin e njëjtë, Ballkani do t’i bëjë konak Drenicës.



Të tjera
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yjet
Sipas stinës, këto ushqime pastrojnë enët e gjakut
Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën drejt BE-së