Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë se përgjegjësia për zbatimin e vendimit për lajmërimin e pensionistëve bije mbi institucionet përgjegjësve.
Në një sqarim për opinionin, një ditë pasi Ministria e Financave njoftoi se disa kategori të pensionistëve duhet të paraqiten për të dëshumuar se janë gjallë, nga Supremja kanë thënë se kanë kryer plotësisht pjesën e saj të përgjegjësisë me aktgjykimin P.A.nr.16/2025.
“Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar: nenin 4 paragraf 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015 (MPMS), si dhe nenin 5 paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi, që kanë të bëjnë me procedurat e lajmërimit, suspendimit nga pagesa dhe kthimit të mjeteve në rastet e keqpërdorimit të pensioneve. Pas nxjerrjes së aktgjykimit vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë, dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, duke marrë kështu efekt të plotë juridik. Gjykata Supreme thekson se e ka kryer plotësisht pjesën e saj të përgjegjësisë, ndërsa përgjegjësia për zbatimin e këtij aktgjykimi bie mbi institucionet ekzekutive dhe jo mbi gjykatat. Gjykata Supreme nuk ka kompetencë ligjore për të monitoruar apo mbikëqyrur zbatimin e vendimeve gjyqësore nga institucionet e tjera. Vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për zbatim, dhe çdo mosrespektim i tyre përbën shkelje të parimit të sundimit të ligjit. Aktgjykimi dhe njoftimi përkatës janë publikuar edhe në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Supreme”, thuhet nga Gjykata Supreme.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se disa kategori të pensionistëve nuk kanë më nevojë për paraqitje të rregullt para zyrave të pensioneve.
Këto kategori janë përfituesit e pensioneve: kontributive,parciale kontributive, dhe familjare.



Të tjera
Kurti në Davos u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
Rritet konsumi i energjisë, mundësia për import e kufizuar
Arsyet përse duhet të hani vezë më shpesh