Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se, pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët lidhur me pritjet në pikat kufitare gjatë ardhjes në Kosovë, ka zhvilluar një bisedë me Ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Božinović, përcjell Kosova Post.
Sveçla njoftoi se me homologun kroat është diskutuar për modalitetet e një kalimi kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, ministri Božinović ka shprehur gatishmëri dhe angazhim që, brenda kornizës ligjore, të adresojë këtë kërkesë, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit mes dy ministrive.
Në fund, Sveçla i uroi mërgatës rrugë të mbarë dhe mirëseardhje në atdhe.



Të tjera
Supergoli nga Muslija ia siguron fitoren Fortuna Düsseldorf-it
Aprovohet ilaçi sprej për trajtimin e depresionit
Presidenca shpërndan deklaratën e kryeministrit të Bahameve pas njohjes së Kosovës