Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Sekretari i Përgjithshëm Genc Metaj sot morën pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan me sukses trajnimin profesional për zjarrfikës.
Ky trajnim i ndarë në 9 module për 20 javë, u ofroi kadetëve mundësinë fitimit të njohurive të avancuara dhe aftësi konkrete për reagim të shpejtë dhe efikas në raste emergjencash, parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, si dhe për ndërhyrje profesionale në mbrojtje të jetës njerëzore, pronës dhe mjedisit.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ka qenë ngritja e kapaciteteve profesionale të zjarrfikësve, duke i pajisur ata me kompetencat e nevojshme për t’u përballur me sfidat bashkëkohore të sigurisë, të cilat po bëhen gjithnjë e më komplekse.
Me rastin e përfundimit me sukses të këtij trajnimi, Ministri Sveçla falënderoi të gjithë instruktorët dhe trajnerët të cilët kanë ndarë dijen dhe përvojën e tyre duke kontribuar drejtpërdrejtë në formimin profesional të këtyre zjarrfikësve. Po ashtu, Ministri Sveçla falënderoi edhe partnerët tanë ndërkombëtar që kanë kontribuar në këtë projekt.
Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar që të vazhdojë investimet në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të shërbimit të zjarrfikësve duke investuar kështu drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.



Të tjera
Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë si kancerogjene për njerëzit
Mushkolaj: “Hala asnjë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje për hajnat e vet brenda partisë? Heshtja është pranim”
Gabimet e mëdha që bëjnë burrat me gratë