Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet MPB-së dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe të drejtave të njeriut.
“Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi ambasadorin McGurk për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pranuar nga OSBE. Ministri Sveçla i uroi suksese ambasadorit McGurk në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të ngritjes dhe forcimit të institucioneve tona që shërbejnë për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Qumështi asnjëherë nuk duhet të mbahet në derën e frigoriferit
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, pjesëmarrje e ulët e protestuesve
Shefi i OKB-së thotë se ka “rrugët diplomatike” në dispozicion për të ndaluar lu*ftën në Liban