Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka shprehur pikëllimin e tij të thellë pas ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Shemë Mustafa, pjesëtar i Policisë Kufitare të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Sveçla theksoi se Mustafa ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë dy vite më parë gjatë kryerjes së detyrës në territorin e Kosovës.
“Sherbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve tanë do të mbetet shembull frymëzues për Policinë e Kosovës dhe brezat e ardhshëm,” shkroi ministri Sveçla.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafa, kolegët e tij dhe për mbarë Policinë e Kosovës.
“Me rastin e vdekjes së zyrtarit policor, z. Shemë Mustafa, familjes, miqve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të sindikatës.



Të tjera
Newcastle befason Chelsean, shënon golin e epërsisë
Dieta e janarit, 10 ndryshime që duhet të bëni në fillim të vitit
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë