Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke e vlerësuar pjesëmarrjen dhe rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje si më të mirin ndonjëherë në nivel lokal, ndonëse, siç tha ai, pritjet kanë qenë më të mëdha.
Ai komentoi edhe rezultatin në kryeqytet, duke thënë se “në Prishtinë askush nuk është fitues, ndërsa humbësi më i madh është qytetari”.
“Dje u zhvillua dhe u përmbyll me sukses procesi i raundit të dytë zgjedhor ku qytetarët patën mundësinë të zgjedhin udhëheqjen e komunave të tyre. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli shumë më mirë se gjitha herat në zgjedhje lokale. Patjetër që pritshmëritë tona, me të drejtë ishin më të mëdha. Nëpër disa komuna na duhet punë më e madhe, e në disa më shumë qartësim të konceptit kundrejt votuesit.
Të dashur aktivistë dhe qytetarë,
Ju faleminderit përzemërsisht për punën e palodhshme dhe besimin që na e keni dhënë. Vazhdojmë përpara dhe gjithmonë bashkë.
Ps.
Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dijnë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë”, ka shkruar Sveçla.



Të tjera
IKKL, vendimtar për zbardhjen e së vërtetës në luftën e Kosovë
Rrahmani kritikohet për paraqitjen ndaj Bolognas
Pse duhet ta nisni ditën me lëng selino?