Sveçla takon në Londër sekretaren britanike të Punëve të Brendshme, e njoftoi për progresin në Kosovë

Sveçla takon në Londër sekretaren britanike të Punëve të Brendshme, e njoftoi për progresin në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është pritur sot në takim në Londër nga sekretarja për Punë të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Shabana Mahmood, përcjell KosovaPost.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Mahmoodin e njoftoi për progresin e Kosovës veçanërisht në fushën e sigurisë.

“E njoftova për progresin e arritur të Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë, progres ky që vlerësohet edhe në raportet kredibile ndërkombëtare. E falënderova përzemërsisht Sekretaren Mahmood për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për ngritjen dhe forcimin e institucioneve tona. Partneriteti ynë mbetet i qëndrueshëm dhe me vullnet të plotë nga të dyja palët për ta thelluar edhe më tej në të ardhmen”, ka shkruar ai.