Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zbulimit të municionit, pajisjeve ushtarake, policore dhe veshjeve kamuflazhi në pronën e Nemanja Radivojević, i njohur si “Gandi”.
Sveçla ka kujtuar se Radivojević është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra Heroi i Kombit, rreshteri policor Afrim Bunjaku.
“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë. Pajisjet e gjetura sot janë dëshmi të qarta se ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës. Por shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën,” ka deklaruar Sveçla.
Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se rasti është nën hetim.
Të tjera
Gjenden sërish pajisje dhe uniforma ushtarake në Mitrovicën e Veriut
Shqetësime për cilësinë e ushqimit, flasin Hoxha e Kaçaniku
Shpërthejnë protestat në Francë, më shumë se 50 të arrestuar