Ai ka treguar se, nga ndalimet e datës 05.04.2025 dhe 06.04.2025, janë gjetur dëshmi të lidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe, si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës.
“Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë togeri ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojević, i njohur si ‘Gandi’. Ky i fundit është i afërt me Vladimir Radivojević, i njohur si ‘Mami’, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Postimi i plotë:
Grupi i parë, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën: fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Me vendim të prokurorit, personat janë ndaluar në kohëzgjatje 48 orëshe.
Grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, teksa po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.
Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë të togerit policor, ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojevic, nofka “Gandi”. Ky i fundit është i afërt i Vladimir Radivojevic, nofka “Mami”, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku. Zyrtari tjetër ushtarak, i cili bartë gradën e kapitenit të klasit të parë, është lidhje e ish-gjeneralit të inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve mbi caqet serbe.
Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet tona të sigurisë.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik