Syla: Prokuroria e Speciales po do të mbjellë përçarje brenda kombit

Syla: Prokuroria e Speciales po do të mbjellë përçarje brenda kombit

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, sot njëzëri thanë se janë të pafajshëm në raport me akuzat që iu rëndojnë.

Ata deklaruan në fjalën përfundimtare të procesit gjyqësor në Hagë, se me krenari luftuan për lirinë e popullit të Kosovës.

Kjo ngjarje me rëndësi u komentua nga Ismail Syla, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit Thaçi.

Syla tha se Prokuroria e Speciales po do të mbjellë përçarje brenda kombit.

“Thua se kemi pasur dy alternativa. Kanë qenë indenpendistët dhe kanë qenë autonomistët. I bie se Shtabi i Përgjithshëm dhe UÇK-ja ka pasur opsion, filozofi politike pavarësinë dhe ndërkaq LDK-ja ose të tjerët kanë pasur autonominë. Ne së paku në Kosovë e dimë historinë e shtetformimit se edhe Azem Vllasin, një figurë tipike jugosllave Millosheviqi e bëri patriot. Dhe fort mirë e tha se nuk ka pasur asnjë njeri që në Kosovë nuk e ka dashur pavarësinë”, theksoi Syla në Klan Kosova.