Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar këngëtarin Sabri Fejzullahu me rastin e 77 vjetorit të lindjes.
Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar disa fotografi nga vizita në shtëpinë e ikonës së muzikës shqiptare me rastin e ditëlindjes së tij.
Ai ka thënë se, Fejzullahu është një figurë sa aktive e pasionante aq edhe e talentuar e punëtore e kulturës popullore dhe muzikës argëtuese të Kosovës.
“Sabri Fejzullahu, me 1098 këngë të shprehjeve të ndryshme muzikore dhe një trashëgimi artistike të pashoqe, është një thesar i gjallë i kulturës sonë. E falënderoj për këto rrëfime të paharrueshme nga kujtesa e tij e mrekullueshme dhe për gjithë ato vite të bukura përkushtimi të pakursyer që na ka dhuruar. Gëzuar ditëlindjen dhe shumë suksese të tjera përpara, Sabri!”, shkroi mes tjerash kryeministri.
Nikoqirët e takimit shkëmbyen edhe dhurata me njëri tjetrin, ku kryeministri i dhuroi këngëtarit një dhuratë simbolike me motive kombëtare (lahutë).
Ndërsa, Sabri Fejzullahu i dhuroi Kurtit një fotografi të tijën me togfjalëshin e famshëm “ta ha zemrën”.
Të tjera
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit
Lu*fta në Ga*za do të mbarojë kur SHBA të ndalë armatosjen e Izr*aelit
Strategjia e Vuçiqit për të shpërqendruar opinionin serb