Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), u shpreh skeptik që për seancën e sotme mund që VV-ja t’i siguroj votat.
Ai në “Reel Talk” ka deklaruar se PDK-ja do të veprojë njëjtë si herat e kaluara.
“Kjo nuk është në dorën tonë. Ne do të veprojmë njëjtë sic kemi vepruar në të dyjat rastet kur është votuar kandidatja për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ajo që pritet të ndodh është nëse kjo parti arrin me pas shumicën me partnerët e koalicionit që pretendon me i pas në këtë rast atëherë normalisht nëse arrin me i pas 61 deputetë do ta zgjedhin këtë cështje dhe do ta kemi kryetaren e re të Kuvendit. Unë jam shumë skeptik duke e parë situatën brenda, duke e parë atmosferën brenda…”, tha Tahiri.



Të tjera
Djali i Sylvinhos me fanellë të Serbisë, vajza e trajnerit të Shqipërisë sqaron gjithçka
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mijë ankesa
Maqedonia e Veriut prezanton pullën postare për 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit