Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme dhe jashtë realitetit të tregut.
Përmes një reagimi në Facebookc Tahiri ka thënë se rinia po e lëshon Kosovën, sepse vendi nuk po ofron mundësi të mjaftueshme.
“Rritja e punësimit me 20% po tingëllon bukur në letër, por në realitet është i shkëputur nga e vërteta. Kur flitet për rritje të punësimit, duhet të analizojmë se çfarë pune është krijuar dhe kush po i merr këto vende pune.
A është kjo një rritje reale e mirëqenies apo vetëm një lojë statistikore? Realiteti i hidhur është se kjo 20% rritje nuk është punësim, por ikje nga Kosova, emigrim. Rinia po e lëshon Kosovën, sepse vendi nuk po ofron mundësi të mjaftueshme për ta. Ata që duhet të jenë pjesë e statistikave të punësimit në Kosovë, po punojnë në Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera të Evropës, duke kontribuar në ekonomitë e tyre, e jo të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës