Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka dhënë detaje tjera nga konsultimet e tij me Lumir Abdixhikun në lidhje me koalicionin për Vushtrri.
Tahiri ka thënë se ka arritur marrëveshje për balotazh me Lëvizjen Vetëvendosje me dijen e Lumir Abdixhikut, ndonëse ky i fundit një marrëveshje të tillë e ka quajtur të pavlefshme.
Ai ka publikuar edhe një mesazh nga kryetari Abdixhiku me kërkesën që marrëveshja e koalicionit të mos bëhej publike.
Tahiri publikon mesazhin me Abdixhikun
“Po më thonë që marrëveshjen doni ta bëni publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike, Xhafë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Tahiri.



Të tjera
Kuptojeni a ju pëlqen, dhe disa “truqe” të tjera psikologjike
Ilaçi i prodhuar nga kjo bimë mund të jetë kura e ardhshme për trajtimin e Coronavirusit
Ka mekanizma për t’u sanuar defekti